Tenderat për ndërtimin e rrugëve nuk janë sekret vetëm për qytetarët, por edhe për deputetët.
Demokratja Jorida Tabaku konfirmon për Top Channel se pavarësisht kërkesave për transparencë një veprim i tillë nuk është bërë nga qeveria duke ngritur dyshime të forta për kompanitë të cilët përfitojnë koncesione.
Tabaku: Janë persona që s’kanë asnjë eksperiencë në biznes që sot kane marrë koncesione qindra miliona euro dhe janë persona, të cilët marrin dhe vendosin kolateral projektin e koncesionit. Ne kemi kërkuar qe mos të lejohen kompani që nuk u njihet pronari, (pra ofshore). Parimi kryesor është llogaridhënia e zbatimit të projektit, përgjegjësia individuale e atyre qe e miratojnë projektin për të mos u fshehur pas përgjegjësisë kolektive, elementi i trete është transaprenca.
Ndërtimi i rrugëve në Shqipëri është ndër më të shtrenjtit në rajon. Si shembull, deputetja demokrate sjell koncesionin Lekaj-Fier, por ky aks sipas Jorida Tabakut nuk është i vetmi që ka marrë edhe epitetin rrugë e florinjtë.
Tabaku: 7 milionë euro Lekaj-Fier ndërkohë që kalojmë 20 milion euro në rrugë të tjera. Tuneli Llogarasë, rruga e Arbrit, kemi eksperiencën që ka nisur më 200 milion euro rruga e Arbrit dhe po përfundon me 500 milion euro. Pra vec kostos fillestare të hapjes se tenderit shume nga këto rruge kane shtim kostos.
Në analizën e ligjvënëses demokrate barra e projekteve publikë shkon direkt në xhepat e qytetarëve, që duhet të mbushin gropat që shkaktohen në buxhetin e shtetit.
Tabaku: Ka shumë projekte qe kanë kosto shumë të lartë për kilometër që shkon deri 20 milion euro për kilometër, të cilat mund të ishin financuar në një skemë tjetër dhe që kanë një procedurë dhënie në gjykimin tim të dyshimtë.
Top Channel