
23/02 22:38
Golashënuesi më i mirë ndonjëherë me fanellën e Francës, Olivier Giroud është tani një institucion i futbollit në vendin e tij.
Përtej kësaj, sulmuesi i Milan mund të ketë një stadium krejt “të tijin”.
Sipas raportimeve nga mediet franceze, Tours, skuadra në të cilën qendërsulmuesi i Milanit hodhi hapat e tij të parë si lojtar profesionist, po mendon t’i vendosë stadiumin emrin e Olivier Giroud.
Top Channel