E reja bie për vdekje nga hyrja e avionit para pasagjerëve të tmerruar në aeroportin turk (fotot)

14/12/2022 15:24

Një grua ka rënë për vdekje nga lartësia prej 15 metra e urës së ngjitjes në avion, në një rast të dyshuar vetëvrasjeje në një aeroport në Turqi.

32 vjeçarja Beyza Taskiran, u hodh dje nga maja e ures se hyrjes në avion në aeroportin turk Adnan Menderes në Izmir, njoftonin mediat vendase.

Taskiran, drejtuese marketingu në një kompani IT në Antalia, u lëshua drejt vdekjes në hapësirën mes avionit dhe shkallëve, duke rënë fatalish përtokë.

Biznesmenia po bëhej gati të merrte avionin për fluturimin e kthimit në Antalia pasi kishte marrë pjesë në një panair turizmi në Izmir.

Ajo ra në tokën e betonit poshtë saj në një vetëvrasje të dyshuar, shkruante e përditshmja vendase Sabah.

Mediat raportonin se ajo kishte pasur një bebat të nxehur para episodit të rëndë.

Policia tha se po analizonte të dhënat e celularit të Taskiran për të përcaktuar se me kë po debatonte në telefon.

Autoritetet thanë se kanë nisur një hetim.

Aeroporti ndërkombëtar i Adnan Menderes shërben kryesisht për fluturime të brendshme në Izmir dhe provincat rrethuese prej vitit 1987 për rreth 10 milionë pasagjerë në vit.

FOTO GALERI
2/5
Ajo ka rënë për vdekje nga lartësia prej 15 metra e urës së ngjitjes në avion, në një rast të dyshuar vetëvrasjeje

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA