
Prej disa ditësh në spital, rëndohet gjendja shëndetësore e Papës! Vatikani zbulon se…
23/02 01:10
Kryeministria e Zelandës së Re ka njoftuar një mbështetje humanitare prej 1.94 milionë dollarësh për Ukrainën.
Jacinda Ardern e bëri këtë premtim pasi dimri i ftohtë po afron dhe Volodymyr Zelensky u bë lideri i dytë i huaj që foli në parlamentin e Zelandës së Re.
Në fjalimin e saj, Ardern tha se lufta në Ukrainë “nuk duhet të bëhet një portë për një botë më të polarizuar dhe më të rrezikshme për brezat që vijnë”.
Ajo shtoi se lufta e Ukrainës nuk ishte një luftë e harruar, ndërsa më pas njoftoi ndihmën tjetër që do i jepej ukrainasve.
Top Channel