Të dënuarit në regjimin 41 bis/ Zyrtarët shqiptarë ‘studime’ në Itali për zbatimin e projektit

13/12/2022 15:53

Në kuadër të zbatimit të Regjimit të Posaçëm Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi një vizitë studimore për zyrtarë shqiptarë në Regjimin e Posaçëm 41-bis në Itali.

Vizita ishte e para e këtij lloji, që pason zbatimin e Regjimit të Posaçëm në Shqipëri në vitin 2020, bazuar në modelin italian 41-bis.

Regjimi i Posaçëm vendos një sërë kufizimesh mbi të burgosurit, ndaj, nëse aplikohet në mënyrë të papërshtatshme, mund të çojë në shkelje të të drejtave të njeriut.

Delegacioni shqiptar, i kryesuar nga Drejtori i Policisë së Burgjeve Paulin Rajta, u prit nga gjyqtari Carlo Renoldi, Shef i Departamentit të Administratës së Burgjeve dhe nga Gjeneral Brigade z. Mauro D’Amico, Drejtor i Grupit Operativ të Lëvizshëm (Gruppo Operativo Mobile, GOM) në Ministrinë e Drejtësisë italiane, të cilët bashkorganizuan dhe bashkërenduan vizitën studimore.

Programi përfshinte një vizitë në mjediset e seksionit 41-bis në Sassari dhe L’Aquila dhe një vizitë në Shkollën e Trajnimit të Burgjeve “Giovanni Falcone” në Romë, ku pjesëmarrësit u njohën me kurrikulën e trajnimit për personelin e burgjeve italiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA