Reagimeve të fundit për situatën e tensionuar në veri të Kosovës i është shtuar edhe Rusia, e cila thotë se pavarësisht se presidenti  Vuçiç nuk ka kërkuar mbështetjen e putin,  Kremlini është gati të ndërhyjë në zgjidhjen e konfliktit por me mjete dioplomatike.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Rusia  zotohet për respektimin absolut të të gjitha të drejtave të serbëve të Kosovës dhe për përmbushjen e detyrimeve të ndërmarra nga palët sipas të gjitha dokumenteve që kanë të bëjnë me këtë situatë. Gjëja më e rëndësishme për ne është të sigurojmë interesat e serbëve, thotë ai.

Ndërkohë në mediat ruse dhe ato serbe, lajmet për situatën janë pasqyruar në dritën se Prishtina zyrtare është ajo që po shton  në përdorimin e forcës, dhe Serbisë i duhet të mbrohet , ndaj dhe Vuçiç kërkon që të çojë disa ushtarë të serb në veri. Nga ana tjetër Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Sakarova akuzoi BE-në dhe SHBA-në si përgjegjëse për gjendjen e sigurisë.

Por kjo deklaratë e saj u kujtoi edhe njëherë ministrave të Jashtëm të BE-së, se shumë vëzhgues e konsiderojnë Serbinë si një lloj nëndetëseje ruse në radhët e BE-së. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç refuzon të pranojë sanksionet e BE-së kundër Rusisë, ndonëse Serbia si vend kandidat duhet të harmonizojë politikën e jashtme me atë të BE-së.

Mbrëmjen e së hënës nga ana tjetër,  Qindra njerëz janë mbledhur në Beograd, për të protestuar “si shenjë mbështetjeje për serbët” në Kosovë.

Protestuesit kanë kënduar këngë për Kosovën dhe këngë nënçmuese për shqiptarët në Kosovë. Ata kanë bërtitur “serbët dhe rusët, vëllezër përgjithmonë” si dhe “jo ndasive, Kosova është pjesë e Serbisë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA