Qiraxhiu fiton dëmshpërblim kur pronarët i kërkuan të kujdesej për 10 papagallët e tyre (fotot)

13/12/2022 18:10

Një banor me qera ka paditur duke thënë se ndjehej si “një shërbëtor pa pagesë” për pronarin e shtëpisë, duke punuar në këmbim të akomodimit falas, teksa kujdesej për kafshët e shumta shtëpiake duke përfshirë 10 papagallë, 20-30 peshq të kuq dhe një qen.

Gjykata vendosi që burrit t’i jepen $2000 dëmshpërblim për “lëndim emocional” për kërkesat e padrejta të pronarëve të shtëpisë kur ata ishin larguar me pushime.

Qiraxhoi i shtëpisë në Auckland, Zelanda e Re, tha në gjykatën civile se pronarët e shtepisë e kishin kërcënuar ta dëbonin nga shtëpia nëse nuk kryente porositë e tyre.

Banori i paemëruar publikisht ankohej se sa herë ushqente kafshët shtëpiake ndjehej si “një shërbëtor falas për pronarët e shtëpisë”, duke punuar falas në këmbim të akomodimit, edhe pse “paguante qeranë”.

Ndërsa pronarët, te dy me emrin Huixin Sun, u urdhëruan të paguanin  2835 dollarë neo-zelandezë ($1800) për “lëndim emocional” ndaj qiraxhiut të tyre, edhe pse ky i fundit kërkonte më shumë.

Pronarët argumentonin në gjyq se të ushqyerit e kafshëve nuk ishte diçka e vështirë dhe nuk e kishin kërcënuar burrin me dëbim nga banesa, shkruan rrjeti vendas, Nine News.

Qiraxhiu kishte kërkuar dëmshpërblim prej $3500 për shërbimet e tij në shtëpinë e pronarëve, por gjyqtari Robert Kee refuzoi shumën duke thënë se padia ishte bërë tepër vonë gjatë procedimeve.

“Mes fqinjësh ose miqsh ndihma e ushqimit të kafshëve bëhet gjithmonë kur njëra palë nuk është në shtëpi”, tha Kee në vendimin e tij.

Ai shtonte se është e lejueshme që pronari shtëpisë t’i kërkojë qiraxhiut të ushqejë kafshët kur ata janë larguar nga shtëpia.

Por qiraxhiu tha se kjo nuk ishte një punë e pëlqyeshme, madje ankohej se pronarët hynin në pjesën e tij të shtëpisë pa i marrë leje.

“Ndjehesha shumë i pasigurtë dhe flija me një thikë nën jastëk, pasi nuk e dija kush mund të hynte kur unë flija”, tha akuzuesi në gjyq, duke shtuar se më pas kishte shkuar te mjeku për të trajtuar ankthin e pagjumësinë.

FOTO GALERI
1/3
Papagallet ishin te species vendase "kokadu"

Top Channel