Paris Saint-Germain vazhdon të mendojë për Milan Skriniar, por negociatat për rinovimin e kontratës mes mbrojtësit sllovak dhe Interit e bëjnë më të komplikuar këtë hipotezë.
Gjithsesi, kampionët e Francës nuk heqin dorë nga Skriniar dhe do të provojnë deri në fund, por gjithçka mund të vendoset këtë javë.
Kjo pasi, Inter pret një përgjigje përfundimtare nga mbrojtësi sa i përket rinovimit dhe tashmë “topi” kalon nga ish-mbrojtësi i Sampdoria-s.
Por, PSG ka gati edhe “Planin B”, por është shumë i kushtueshëm.
Bëhet fjalë për mbrojtësin i cili po shkëlqen në Katar2022, Josko Gvardiol.
Mediet franceze raportojnë se drejtuesit e parizienëve do të provojnë të negociojnë çmimin e kartonit të kroatit që tani ka shkuar rreth 100 milionë euro.
Natyrisht, Gvardiol është tani në qendër të vëmendjes dhe për të interesohen disa skuadra dhe konkurrenca nuk është aspak e lehtë, por në vitet e fundit, PSG ka treguar se gjen gjuhën e përbashkët me objektivat për ti sjell në skuadër.
Për momentin, për shërbimet e Gvardiol interesohen edhe Real Madrid dhe Manchester City dhe tani gara për Josko Gvardiol do të jetë kryefjala e merkatos dhe skuadrat e interesuara do të nisin tratativat e para që në muajin janar./ Super Sport
Top Channel