Prapaskena mes Lloris dhe Kane pas penalltisë: I dërgova një mesazh, ka nevojë për kohë!

13/12/2022 18:23

Ndeshja e fazës çerekfinale të Katar 2022 mes Anglisë dhe Francs rezultoi një nga më spektakolaret e Katar 2022 teksa “gjelat” siguruan kualifikimin falë triumfit 1-2.

Vendimtare në atë ndeshje rezultoi penalltia e humbur nga Harry Kane, e cila nëse do të ishte realizuar do ta dërgonte sfidën në rezultatin 2-2.

Atij episodi, tashmë i është rikthyer portieri i Francës, Hugo Lloris i cili aktivizohet së bashku me Kane tek Tottenham. Gardiani veteran shprehet se Kane do ta vuajë atë penallti të humbur dhe do t’i duhet kohë që të rikuperojë, megjithatë shton se të gjithë gabojnë nga pika e bardhë.

“Mendoj se Kane i duhet pak pushim, është një moment i vështirë për atë dhe Anglinë. Por, mendoj se ai mund të jetë krenar për atë çfarë i ka dhuruar kombëtares në Kupën e Botës. Në historinë e futbollit janë të shumtë lojtarët që humbasin penallti, kujtoj këtu Messin, Ronaldon dhe Mbappe. Nuk dyshoj se Kane do ta ngrej kokën dhe do të shkëlqej për Tottenhamin dhe kombëtaren”, u shpreh Lloris.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA