Çdo rrugë, tenderohet dhe parashikohet që punimet shoqëruese siç janë skarpatet anësore, të sistemohen nga kompania fituese për lotin përkatës.

Por, çuditërisht, në Maj të vitit 2022 Autoriteti Rrugor Shiqptar, në varësi të ministrisë së Infrastrukturës me në kyre Belinda Ballukun, ka zhvilluar tender të vecantë për skarpatet. Fituese shpallet kompania “Gener 2”, e përfolur shpesh për përfitimin e koncesioneve të dyshimta. Vlera e kontratës është plot 1.43 miliardë lekë ose rreth 10 milionë dollar.

Po çfarë janë skarpatet? Ato janë pjesë e rrugës, ose ndryshe e rrethimit të rrugës. Skarpati përbën pjesën jashtë karrexhatës ku sipas rastit, vendosen element të caktuar për fiksimin e dherave apo shkëmbinjve. Sipas ekspertëve ato duhet të ishin parashikuar që në projektin fillestar të dhënies pasi është një prej komponentëve që përbën rrugën. Pra, nëse parashikon një rrugë pa skarpatet, është njësoj si të projektosh një veturë pa rrota. Kjo do të thotë se projekti fillestar për aksin Kardhiq -Delvinë që nuk ka të parashikuar skarpatet është abuziv. Për këtë, krerët e Ministrisë së Infrastrukturës duhet të mbajnë përgjegjësi.

Elementi tjetër që vihet re në aksin Kardhiq-Delvinë është copëzimi në lote i projektit. Në fakt, ky është një fenomen mjaft shqetësues që e shohim në shumicën e projekteve të mëdha. Kjo ndodh për dy arsye: E para dhe kryesorja ëhstë fakti se kompanitë shqiptare nuk përmbushin kritere për projekte të këtyre niveleve dhe vlerave. Kështu, shmangin konkurencën e ndershme me kompani ndërkombëtare. Arsyeja e dytë është copëzimi për ndarjen e tortës së parave.

Auditimet kanë zbuluar edhe këtu fryrje të faturave me punime të pakryera, një vjedhje e hapur nga paratë e taksapaguesve.

Për Lotin 4, në libreza janë përfshirë volume punimesh të pakryera, për dy zëra punimesh, në shumën mbi 1,7 milionë lekë.

Për Lotin 5, nga verifikimi i kryer në terren rezultuan se janë përfshirë volume punimesh, të pakryera për katër zëra punimesh, në shumën 7,4 milionë lekë pa TVSH.

Për Lotin 6, janë përfshirë volume punimesh të pakryera, për plot gjashtë zëra punimesh në shumën 18,4 milionë lekë pa TVSH. Pra, në total shteti i ka falur kompanive private në total plot 27.5 milionë lekë të reja ose thënë dnryshe rreth 250 mijë dollar.

Për këtë aks rrugor është thirrur për të dëshmuar në SPAK ish drejtuesja e Autoritetit Rrugor Shqiptar Sonila Qato. Por, deri sot askush nuk ka mbajtur ëprgjegjësi për kostot e fryra që rëndojnë shqiptarët.

Top Channel