Inside Story/ Si po kërcënohen dhjetra shtëpi dhe prona në Bërxullë pas devijimit të projektit nga kompania “Gener 2”

13/12/2022 22:28

Prej dy muajsh, banorët e fshatit Bërxullë dhe Fushë-Prezë, pjesë e Bashkisë Vorë protestojnë pasi projekti i rrugës Thumanë-Kashar është ndryshuar papritur duke u hyrë në arat dhe shtëpitë e tyre.

20 shtëpi në Bërxullë dhe 12 në Fushë-Prezë janë të rrezikuara në këtë moment teksa numri mund të rritet thonë banorët. Lista me firma e banorëve që preken nga devijimi I projektit është afro 80. Ata thonë se janë të paqartë se çfarë do të ndodhë me pronat dhe fatin e tyre.

Nëse shohim dhe krahasojmë këto dy harta ku shtrihet gjurma e projektit, ai në fakt ka ndryshuar në raport me projektin e vjetër që u anulua në vitin 2019. Projekti i mëparshëm vinte drejt sipas rrugës së aeroportit ndërsa ndryshimi i tanishëm përfshin një devijim që futet në tokat e fshatrave Fushë Prezë dhe Bërxullë.

Një përgjigje zyrtare nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit e ardhur banorëve konfirmon ndër të tjera se nuk rezulton të ketë aplikim për leje nga kompania apo vendim të miratuar nga KKT-ja për objektin “Autostrada Thumanë-Kashar”.

Një nga banorët që preket më së shumti nga ky devijim i projektit të rrugës në Bërxullë është Dritan Zeneli dhe familja e tij. Fadromat, të cilat dëgjohen dhe shihen të kenë ardhur shumë afër shtëpisë së Dritanit, i fusin tmerrin atij dhe fqinjve të tij të cilët gjenden para një rreziku të madh.

“Në rrugën Thumanë-Kashar janë bo rreth 2-3 devijime, ku ky i fundit prek të gjitha pronat e mia. Rreth 5600 metra katrorë tokë arë plus kam magazina, dy banesa dhe stallat e bagëtive ku unë kam investuar në bujqësi dhe blegtori.

I gjithë investimi i jetës së Dritanit me paratë e emigracionit është i rrezikuar të shuhet:

“Unë kam rreth 15 vjet që emigroj, dhe kam menduar që të rri afër familjes. të gjitha të ardhurat e mia ca kisha mbledh unë i kam investuar këtu. Isha jashtë dhe isha shumë frymëzues ndaj thirrjeve të kryeministrit, ministrive, u fokusova në bujqësi dhe në blegtori. e gjithë jeta ime, prej 15 vitesh i kam shpenzuar këtu”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA