Gjashtë të vdekur në betejën e krye-mësuesit me policinë, në pronën rurale të të vëllait në Australi (fotot)

13/12/2022 15:55

Gjashtë të vdekur, mes të cilëve dy oficerë policie ishin viktimat e një betejë gjashtë-orëshe mes autoriteteve dhe të zotëve të një shtëpie në një zonë të largët rurale dje në Australi.

Vdekja e dy oficerëve dhe e personit të tretë u raportua një ditë më parë, kur sulmuesit ishin ende në arrati.

Një grup prej katër oficerësh ishin dërguar në një shtëpi në zonën e veçuar të Wieambilla, 200 km në perëndim të kryeqytetit Brisbane, pas raportimeve të zhdukjes së krye-mësuesit Nathaniel Train.

Por policia u prit me zjarr armësh nga të paktën tre të dyshuar, teksa një betejë e ashpër zjarri vijoi për disa orë.

Mesuesi Train, vëllai i tij Gareth dhe gruaja e këtij të fundit Stacey vranë oficerët Matthew Arnold, 26 vjeç, Rachel Mcrow, 29 vjeçe, e gjithashtu një fqinj të tyre që sipas mediave, kishte ardhur për të konstatuar atë që po ndodhte.

Më pas sulmuesit ishin afruar te viktimat e tyre dhe u kishin marrë armët, sipas raportimeve vendase.

Një oficere e tretë Randall Kirk, 28 vjeçe, u qëllua në këmbë por arriti të largohej në zonën pyjore para se sulmuesit të vinin për ta kërkuar.

Wieambilla ka pak banorë dhe disa shtëpi në toka të gjera në fusha gazi e nafte.

Sulmuesit u vranë më pas nga oficerët e shumtë të forcave speciale që erdhën në vendngjarje.

Nathaniel, personi i interesit, nuk ishte parë prej një viti por kishte qenë në kontakt me të afërmit deri në tetor.

Oficerët e kërkuar atë në shtëpinë e izoluar në pronësi të Gareth e Stacey pasi besonin se po fshihej aty.

Zyrtarët nuk thanë për çfarë kërkohej krye-mësuesi i shkollës australiane por disa media vendase sugjeronin se ai kërkonte të shmangte çdo kontakt me autoritetet.

Policia tha më tej se Nathaniel mund të kishte probleme të shëndetit mendor, pas ankesave të tij për një skandal kopjimi në provime, në shkollën e tij.

Sot babai i dy sulmuesve Ronald Train – pastor i vjetër kristian në pension, tha: “Unë kam humbur dy fëmijë”.

Policia e Queensland tha se ishte një mrekulli që dy policë kishin mbijetuar nga përplasja e armatosur.

Incidenti nisi rreth orës 4.30 pasditen e të hënës kur katër policët erdhën në pronën rurale, dhe zgjati deri në 10.30 të darkës kur tre qytetarët e rebeluar u vranë nga policia.

Zyrtarët thanë më pas se 16 oficerë policie kishin rrezikuar jetën për të marrë trupat e të vrarëve.

Gareth Train ishte sinjalizuar nga policia prej kontakteve me rrjete anti-qeveritare dhe ato që njihen si “teori konspiracioni” skeptike ndaj politikave shtetërore të izolimit dhe vaksinimit, dhe postonte opinione të pazakonta në rrjet.

Në postimet e tij ai fliste për “agjentë kimikë” që hidhen mbi Australi, në zona të gjera të shtetit Neë South Wales , Victoria e Queensland. “Po na helmojnë e manipulojnë kimikisht në shkallë masive”, shkruante i vrari, sipas rrjetit vendas Daily Mail Australia.

Ndërsa Gareth shprehte rregullisht mosbesimin për grupet e forcave speciale australiane, të cilat e vranë një natë më parë.

“Shteti sponsorizon skuadrat e terrorit si SOG, SERT dhe grupe të tjera paramilitare”, shkruante ai në shtator të ketij viti.

Ndërsa në prill ai fliste për “sakrifica okulte gjaku” për të cilat pretendonte se ishin përgjegjëse për vdekjen e Princeshës Diana dhe për sulmet e 11 Shtatorit 2001.

“Shumë nuk e pranojnë vdekjen e Princeshës Diana si një sakrificë okulte gjaku, siç ishte dhe 11 Shtatori dhe Makineria e Luftës”, ishte një nga postimet.

Gareth pretendonte gjithashtu se rrjetet sociale janë të mbushura me ‘mesazhe e magji Luciferiane’.

Në postimet e tij anti-vaksina ai quante rajonin e Queensland ‘toka e keqe’.

Ndërsa vëllai i tij i respektuar ishte një mësuar i vjetër që ishte ankuar për një nxënëse të afërt me një kolegun e tij që kishte marrë nota maksimale megjithëse nuk i ishte përgjigjur dy pyetjeve të para në provim.

Ai kishte ndaluar punën në shkollë prej gushtit pro kishte vijuar debatin me kolegët në komunikime të ashpra elektronike.

Kryeministri Anthony Albanese tha për gazetarët në Sydney se vendi ishte në zi për të prekurit nga tragjedia.

Zona e Wieambilla ka pak banorë dhe disa shtëpi në toka të gjera në fusha gazi e nafte.

FOTO GALERI
3/9
Mesuesi Train (ne foto) , vëllai i tij Gareth dhe gruaja e këtij të fundit Stacey vranë oficerët

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA