Në gjithë vendin ka filluar shpërndarja e bonusit prej 5000 lekësh të reja për rreth 700 mijë pensionistët, në bazë të Vendimit të Qeverisë.

 “Ne i morën dhe i harxhuam. Çfarë do marrim me 50 mijë lekë. Kanë shkuar shumë shtrenjtë gjelat e detit në Tiranë. Kushtojnë 70 mijë lekë. Unë nuk jam pensionist akoma, pasi punoj në tregti, në Pazarin e Vjetër të Krujës.

“Është shumë pak. As gjelin nuk e blen dot. Në jemi 8 vetë në familje, nuk na del. Ato 5000 mijë lekë do ja jap ndonjë nipi të vijë të lozi në lodrat në qendër.”

|Pak janë, por sipas mundësive. Po ku kapet dot gjeli I detit, bën shtrenjtë. Unë do t’i dhuroj tek komshinjtë e mi, që janë të varfër. Le të gëzojnë edhe ata.”

“Një shishe vere mund të blesh. Duke qenë se të ardhurat vendore janë dyfishuar siç thonë, le ta bënin 100 mijë lekë bonusin”, thanë qytetarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA