Foto Ilustruese

Një aksident i katërfishtë ka ndodhur këtë pasdite në shëtitoren kryesore të Kukësit.

Një mjet tip “Ford” dyshohet se ka përplasur një makinë në ecje e dy të tjera që ndodheshin të parkuara aty pranë.

Shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilin lëvizte drejtuesi i mjetit, që sipas dëshmitarëve ishte në gjendje të dehur. Ai është dërguar në spital, ndërkohë që nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA