Video/ Dëbora kap të papërgatitur Anglinë, makinat përplasen ‘zinxhir’ ne periferi të Londrës prej akullit në rrugë (fotot)

12/12/2022 15:30

Kalimarët britanikë vëzhgonin dje të shokuar sesi shoferët nuk i shmangeshin një seri përplasjesh komike të shkaktura nga dëbora e papritur në Anglinë qendrore.

Në pamje shihen shiheshin makina që përplaseshin me lëvizje të ngadalta duke rrëshkitur, ndërsa një autobus përplasej me barrierat teksa shoferët nuk kontrollonin dot mjetet e tyre të zënë në befasi nga moti i papritur i dëborës.

Përplasjet u regjistruan në kamera në Cheltenham, në periferi të Londrës, ku makinat shihen që më kot i bien pareshtur borive duke paralajmëruar përplasjet e pashmangshme.

Në pamje shihen gjithashtu njerëz që përpiqen të ndalojnë një makinë me duar teksa rrezikon kalimtarë dhe çiklistë.

Por përpjekjet e tyre shkojnë më kot pasi makina del jashtë rruge dhe ndalon vetëm pas përplasjes me gardhin.

Disa dhjetra shoferë ishin bllokuar mbrëmë nga dëbora në autostradën M25 në Hertfordshire ndërsa të tjerë pasagjere kaluan natën në aeroporte prej akullit në pistë.

FOTO GALERI
1/6
Kalimarët britanikë vëzhgonin dje të shokuar sesi shoferët nuk i shmangeshin një seri përplasjesh komike të shkaktura nga dëbora e papritur

Top Channel