Dy pjesëtarë të KFOR-it kanë kaluar barrikadën e vendosur nga serbët e veriut.

Kujtojmë se më 31 korrik kur KFOR-i kanë ka kaluar përtej barrikadës, këto të fundit janë hequr.

Serbët vijojnë të protestojnë kundër arrestimit të ish-policit Dejan Pantiç, i cili dyshohet se është përfshirë në sulmet kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe policisë.

Ata kanë bllokuar rrugën që lidh pikat kufitare mes Serbisë dhe Kosovës.

Dy persona të maskuar janë parë në barrikadat e vendosura në Rudarë, ndërsa situata e tensionuar vijo ende në veri të Kosovës.

Ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ata të Britanisë së Madhe në Prishtinë dhe Beograd kanë reaguar përmes deklaratave të përbashkëta për situatën në veri të Kosovës, duke kërkuar largimin e barrikadave të vendosura në veri.

Që më 10 dhjetor, disa grupe të serbëve lokalë kanë ngritur barrikada dhe kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Top Channel