Dy persona të maskuar janë parë në barrikadat e vendosura në Rudarë, ndërsa situata e tensionuar vijo ende në veri të Kosovës.

Serbët vijojnë të protestojnë kundër arrestimit të ish-policit Dejan Pantiç, i cili dyshohet se është përfshirë në sulmet kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe policisë.

Ata kanë bllokuar rrugën që lidh pikat kufitare mes Serbisë dhe Kosovës.

Mes situatës së tensionuar, këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet të takojnë sot në Prishtinë udhëheqësit e Republikës së Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u bëri thirrje serbëve në veri të Kosovës që të jenë të qetë dhe paqësorë.

Ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ata të Britanisë së Madhe në Prishtinë dhe Beograd kanë reaguar përmes deklaratave të përbashkëta për situatën në veri të Kosovës, duke kërkuar largimin e barrikadave të vendosura në veri.

Që më 10 dhjetor, disa grupe të serbëve lokalë kanë ngritur barrikada dhe kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Top Channel