‘Porta e Ferrit’/ Gropa gjigante 30m e gjerë hapet në pistën e rezortit të famshëm të skive në Rusi (fotot)

12/12/2022 16:23

Një gropë gjigante më shumë se 30 metra e gjerë është shembur pranë një rezorti të famshëm skish në Rusinë qendrore, në pronësi të një kompanie të lidhur me manjatin Roman Abramovich.

Shembja në dëborë ndodhi pranë minierës Sheregesh në rajonin siberian të Kemerovo, të njohur për rezortin e frekuentuar të skive.

Banorët e katër shtëpive pranë shembjes së pazakontë u zhvendosën nga frika e zgjerimit të saj, por deri tani nuk raportohet për lëndime.

Incidenti ndodhi në minierën e hekurit në pronësi të një kompanie ndërkombëtre të lidhur me milionerin ruso-britanik Roman Abramovich.

Në pamjet nga vendngjarja tregohet gropa masive pranë rrugës së makinës dhe një shtëpi që thuajse është përfshirë nga shembja.

Një zëdhënës i qeverisë lokale të Tashtagol tha: “Shembje të mundshme të tokës në afërsi të minierës së Sheregesh ishin të parashikueshme”.

Miniera e Sheregeshsky në zonën industriale të Kuzbass zotërohet nga grupi rus EVRAZ, ndërsa Abramovich zotëron 28.64 përqind të aksioneve.

Rajoni raportohet se prodhon 60 përqind të qymyrit në Rusi dhe rreth 14 përqind të çelikut dhe fletëve të çelikut.

Ndërsa rezorti i skive në Sheregesh – njihet si një nga më të frekuentuarit në Rusi, me kushtet më të mira të dëborës në botë.

Ai njihet për kompeticionin e skive në rrobabanje në pranverë dhe ka fituar rekordin Guinness për garën më të madhe ‘të skive në rrobabanje’ në botë.

FOTO GALERI
1/6
Një gropë gjigante më shumë se 30 metra e gjerë është shembur pranë një rezorti të famshëm skish në Rusinë qendrore

Top Channel