Port i ri për Durrësin/ Prezantohet projekti për Portin Tregtar, kryeministri: Të garantuara kontratat aktuale

12/12/2022 15:10

Qeveria synon hapjes e një gare ndërkombëtare brenda vitit të ardhshëm për ndërtimin e Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano. 

46 % të vlerës së investimit  do të jetë nga  qeveria e Shqipërisë, dhe 54%  kompania  fituese e  garës ndërkombëtare.

Kryeministri Rama në prezantimin e projektit ideuar  nga studio holandeze “Royal Haskoning DHV” foli për rëndësinë e ndërtimit të këtij porti jo vetëm për Shqipërinë por edhe vendet e rajonit.

“Jemi vonë sepse nëse do të shihnim me kujdes projeksionet e kompanisë dhe progresionin e volumit të mallrave dhe të të ardhurave që kjo vepër do të garantojë në harkun e 30 viteve të ardhshme apo 20 vitet e ardhshme, si të doni, po të kishte nisur kjo punë 20 vjet më parë, apo 30 vjet më parë sot do të ishim duke i marrë frutet”, tha Edi Rama.

Porti i ri Tregtar theksoi kryeministri  rrit trefish kapacitetin e përpunimit gjë që është e pamundur të mendohet për portin ekzistues.

“Pika tjetër shumë e rëndësishme është garancia 100% e kontratave ekzistuese me të gjithë operatorët ekzistues. Ata kanë kontrata të caktuara. Kontratat janë të garantuar 100%. Thjesht do të ketë spostime nga një vend në vendin tjetër, por operacioni ligjor nuk do të pengohet për asnjë subjekt që do të doje të vazhdojë operimin”, u shpreh Rama.

Projekti i Portit të ri Tregtar të Durrësit, integron hekurudhën Durrës – Prishtinë dhe Portet e thata në Kosovë e Maqedoni të Veriut.

Top Channel