Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj 20 dhe 21 vjeç pas përplasjes së makinës me kamionin
Parlamenti gjerman Bundestag, tha sot se ka ngritur një komision të veçantë për rishikimin e masave të sigurisë pas arrestimeve të grupit ekstremist që tentonin rrëzimin e qeverisë.
“Do të forcojmë ligjet për zoterimin e armëve në mënyrë që armiqtë tanë të demokracisë ta kenë më të vështirë për të shtënë në dorë armë”, tha deputeti social demorkat Johannes Fechner.
Komplotistët e dyshuar ishin mbështetës të grupit “Qytetarët e Rajhut” (Reichsbuerger), që është një lëvizje ideologjike vendase ku përfshihen e djathta ekstreme, entuziastë të armëve dhe ‘konspiracionistë’ të tjerë anti-stabiliment.
Mes të arrestuarve ishte dhe Birgit Malsack-Winkemann, gjykatëse në Berlin dhe ish-deputete e partisë së djathtë AfD, që kishte shërbyer në parlament nga viti 2017 deri 2021.
Policia tha se të arrestuarve u ishte gjetur një “listë armiqsh” me 18 emra ku përfshiheshin politikanë të njohur, gazetarë e funksionarë të tjerë, që ishin shënjestruar nga grupi, shkruan rrjeti vendas TAZ.
Grupi kërkonte të rivendoste si lider të Gjermanisë aristokratin Princ Heinrich XIII Reuss ndërsa ish-deputetja e AfD do të bëhej ministre drejtësie në qeverinë e re.
Prokurorët thanë se grupi i bashkuar nën flamurin e Reichsbürger, i cili refuzon shtetin aktual gjerman në favor të Rajhut, kërkonte të përmbyste qeverinë për të formuar një shtet të ri me Heinrich si monark.
Top Channel