Për sulmin me bombë ndaj një patrulle të EULEX-it në Rudarë, ka reaguar edhe zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.
Ajo ka thënë se NATO bashkohet me aleatët e saj dhe Bashkimin Evropian që dënojnë fuqishëm sulmin e mbrëmshëm.
“Çdo sulm i tillë është i papranueshëm dhe kryesit duhet të mbajnë përgjegjësi”.
Ajo shton se Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për të kryer mandatin që ka.
“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shmangin veprimet dhe retorikën provokuese dhe të kontribuojnë për qetësinë dhe stabilitetin”, ka shkruar ajo në Twitter.
We join #NATO Allies & the #EU in strongly condemning the stun grenade attack on a @EULEXKosovo reconnaissance patrol last night. Any such attacks are unacceptable & those responsible must be held to account.
— Oana Lungescu (@NATOpress) December 11, 2022
Top Channel