05/01 22:18
Lara Colturi ia doli të kualifikohej për në garën e dytë në disiplinën e Slalomit në pistën e Sestiere, Itali, në ditën e dytë të garave në Ski World Cup.
16-vjeçarja e talentuar që përfaqëson Shqipërinë në sportin e skive, arriti një rezultat fantastik në garën e parë duke u renditur mes 30 më të mirave.
Në garën e dytë, Lara do e nisë e para pasi u rendit e 30-ta sipas raportimeve të gazetares së SuperSport, Albana Bejkos.
Top Channel