Lara Colturi mbyll në vendin e 25-të garën e dytë sezonale në disiplinën e Slalomit në resortin piemontesk të skive në Sestriere, ku u zhvillua gara e kampionatit botëror të skive alpine.
Skiatorja italiane, që përfaqëson Shqipërinë, ia doli mbanë për t’u kualifikuar edhe në garën e dytë. 16-vjecarja e mbylli garimin e saj të parë në vendin e 30-të, pozicion që përmbushte pikërisht kushtet për të marrë pjesën edhe në zbritjen e dytë. Sidoqoftë, skiatorja e talentuar, që përfaqëson Shqipërinë, e mbylli konkurrimin e saj në vendin e 25-të në klasifikimin e përgjithshëm.
Në pistën “Gianni Agnelli”, skiatorja zvicerane Wendy Holdener e mbylli garën e kombinuar në vendin e parë, duke lënë pas skiatoren e famshme amerikane, Michaela Shiffrin, ndërsa podiumi u kompletua nga 27-vjeçarja sllovake Petra Vlhova.
Garat e radhës për këtë edicion të kampionatit botëror alpin do të zhvillohen në Zvicër, në javën e ardhshme, në St.Moritz.
Top Channel