Ambasada e SHBA-së dhe Britanisë kanë dalë në një deklaratë të përbashkët sa i përket situatës në veriun e Kosovës.

Thirrja anglo-amerikane ishte e njëjta me atë të thirrjes nga Unioni Europian, se barrikadat duhet të hiqen menjëherë dhe të lejohet lëvizja e lirë. Më tej është shprehur mbështetja për grupet e KFOR-it dhe EULEX-it, ndërsa politika e kërcënimit dhe intimideve nuk do të funksionojë vazhdon më tej deklarata.

Amerika dhe Anglia kanë bërë thirrje për de-eskalimin e situatës nga të dyja palët. Më herët edhe Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell reagoi në lidhje me sulmin ndaj një patrulle vëzhguese të EULEX-it në veri të Kosovës dhe bllokimin e rrugëve atje.

“Qetësia duhet të kthehet. EULEX-i do të vazhdojë të koordinojë veprimet me autoritetet e Kosovës dhe KFOR-in. të gjithë aktorët duhet të evitojnë përshkallëzimin”, tha Borell.

Edhe pse zgjedhjet në veri të Kosovës u shtynë ,situata nuk u qetësua. grupe të maskuara e të armatosura, shkaktuan disa inicdente.

Ambasada e Italisë në Kosovë gjithashtu reagoi duke thënë  se “Sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë së bashkësisë ndërkombëtare, si EULEX, nuk kanë asnjë justifikim.”,

Edhe Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se “EULEX-i kontribuon në ofrimin e sigurisë dhe sigurisë për të gjithë qytetarët. Dhuna kundër EULEX-it dhe ofruesve të tjerë të sigurisë duhet të ndalet tani”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA