Kupa e Botës “Katar 2022” ka rezultuar një vitrinë për shumë futbollistë që kanë spikatur me skuadrat respektive.
Një prej tyre është kroati Josko Gvardiol. Qendërmbrojtësi, një zbulim i këtij Botërori, ka treguar se është gati për sfida të përmasave më të mëdha.
RB Leipzig fërkon duart përpara hapjes së merkatos së janarit, edhe pse do të preferonte që shitjen e mundshme të këtij futbollisti ka më vonë, pasi kontrata i përfundon në vitin 2024.
Sipas gazetarit të specializuar në tregun e transfertave, Santi Aouna, Manchester City kryeson garën, duke ofruar 100 milionë euro plus bonuse. Pas “Cityzens” është Man. United me 95 milionë euro dhe Chelsea me 90 milionë.
Reali i Madridit, klub për të cilin foli konkretisht Gvardiol, po e vëzhgon situatën në distancë. Bayerni i Mynihut, siç konfirmohet nga “Sky Sports”, është jashtë kësaj gare gjigantësh.
Top Channel