Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, është shprehur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është “i vetmi që dëshiron konflikte dhe luftë” dhe se “Beogradi dhe populli serb dëshirojnë paqe dhe gjithmonë insistojnë në paqe”.

“Populli serb është ngopur me terrorin e Kurtit dhe nuk do të durojmë më, populli serb do të përgjigjet me gjithë çka ka kundër agresionit të Kurtit”, ka thënë ai përmes një postimi në Facebook, duke mos ofruar dëshmi për pretendimet e bëra.

Ndërkohë,  tensionet kanë vazhduar edhe gjatë natës së shkuar në veri të Kosovës ku shpërthime e të shtëna armësh kanë tronditur disa zona.

Top Channel