Përfundon numërimi edhe në Dibër, gjithsej kanë votuar 1140 anëtarë në Primaret e PD-së

11/12/2022 21:30

Numërimi i votave për zgjedhjet balotazhit të Primareve të Partisë Demokratike ka përfunduar edhe në Dibër.

Gjithsej kanë votuar 1140 nga 1600 anëtarë, ku fitues është shpallur Ismail Uka me 566 vota. Më pas vjen Besnik Aluku me një votë më pak, 565.

Të pa vlefshme kanë rezultuar 6 vota në zgjedhjet që përfunduan këtë të dielë në orën 18:00.

Top Channel