“Rama n’burg, Berisha n’burg”/ Sot protestë kombëtare, kreu i PD injoron thirrjet kundër tij: Demokratët të jenë pjesë e uraganit që ka tronditur regjimin e Ramës 01/08 13:39
Partia Demokratike po zhvillon sot balotazhin e Primareve për kryetar bashkie në 5 degë të vendit, në Mat, Dibër, Fier, Mirditë dhe Librazhd.
Deri më tani procesi, i cili do të zgjasë deri në orën 18:00, ka vijuar normalisht dhe pa probleme.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njoftoi se deri në orën 15:00 kanë marrë pjesë qindra votues.
Pjesëmarrja në pesë bashkitë është si më poshtë:
1. Mirditë: 506 votues
2. Dibër: 850 votues
3. Mat: 615 votues
4. Librazhd: 500 votues
5. Fier 750 votues
Top Channel