Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha se paralajmërimet e Serbisë për shqyrtimin e dërgimit të forcave të saj në Kosovë, janë “krejtësisht të papranushme”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqç, paralajmëroi të shtunën se autoritetet serbe do të bëjnë kërkesë te misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, që në përputhje me Rezolutën 1244, të sigurojnë dislokimin e pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në territorin e Kosovës.

Në një postim në Twitter, Baerbock tha se Kosova i ka ulur tensionet me shtyrjen e zgjedhjeve, por retorika e fundit e Serbisë, sipas saj, bën të kundërtën.

Ministrja gjermane tha se janë “të papranueshme” edhe sulmet mbi misionin e BE-së në Kosovë, EULEX.

Një patrullë e këtij misioni u sulmua mbrëmjen e së shtunës me shok bombë nga, siç u tha, persona të armatosur në pjesën veriore të Kosovës.

Ditëve të fundit, atje ka pasur disa incidente me armë zjarri, për të cilat autoritetet e Kosovës kanë fajësuar “bandat kriminale”, të udhëhequra nga Beogradi./ Radio Evropa e Lirë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA