Numërimi i votave për dy  kanditatet primarë në Mat është mbyllur, ku rezulton se Skënder Gjuci ka marrë numrin më të lartë të votave.

Pas numërimit të bërë numri i votave rezulton si më poshtë:

1- Skënder Gjuci  478

2-Bukurosh Ballabani  190

3-Të pavlefshme 8

Partia Demokratike zhvilloi sot balotazhin e Primareve për kryetar bashkie në 5 degë të vendit: Mat, Dibër, Fier, Mirditë dhe Librazhd.

Procesi nisi në mëngjes dhe përfundoi në orën 18:00 për të pesta bashkitë ku u mbajt votimi, i cili ka vijuar pa probleme.

 

Top Channel