Britania e madhe po përballet me një kaos për shkak të temperaturave të acarta , të cilat pritet të pasohen nga dy javë me reshje dëbore.
Metereologët thonë se në prag të Krishtlindjeve temperaturat do të ulen edhe më shumë duke e bërë Britaninë më të ftohtë se Islanda.
Gjatë ditës së sotme pritet të bjerë deri në katër centimetra borë, që do të pasojë me stuhi në të gjithë vendin gjatë gjithë javës.
Paraditen e kësaj të diele sinoptikanët lëshuan një paralajmërim urgjent për mjegull të dendur, që mund të shkaktojë probleme në lëvizje.
Meterologët thanë gjithashtu se rreziku nga akulli gjatë dy ditëve të ardhshme do të jetë më i lartë në zonat bregdetare.
Nga ana tjetër forcat e policisë në të gjithë vendin po paralajmërojnë drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes në rrugë pasi numri i aksidenteve këto orë ka qenë i lartë.
Temperaturat e acarta deri në dhjetë ditë në vijim pritet për të gjithë vendin, me veriun deri në 15 ditë.
Top Channel