Sulmin me bombë ndaj një patrulle vëzhguese të EULEX-it e ka dënuar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori i ka kërkuar që përgjegjësit të ndëshkohen.

“SHBA-ja i bashkohet EULEX-it në dënimin e fuqishëm të sulmit ndaj një patrullë të EULEX-it mbrëmë. Sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme dhe përgjegjësit duhet të japin llogari përmes sistemit kosovar të drejtësisë”, shkroi Hovenier në Twitter.

Misioni i EULEX konfirmoi sot se një bombë është hedhur ndaj një patrulle vëzhguese të saj mbrëmjen e djeshme, në afërsi të Rudares. EULEX u shpreh se ky sulm, si dhe sulmet ndaj zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës, janë të papranueshme dhe misioni do të vazhdojë të punojë me vendosmëri për ta mbështetur stabilitetin e Kosovës.

Top Channel