Ariu që u mbajt i mbyllur në një kafaz në restorantin shqiptar mbërrin në shtëpinë e tij të re

11/12/2022 17:13

CNN ka bërë një postim në Instagram, ku ka treguar se ariu i cili u mbaj për 20 vite i mbyllur në kafaz është dërguar në një vend të sigurt.

Ai ka qëndruar i mbyllur në kafaz në një restorantin në Shqipëri, por tashmë është shpëtuar nga Four Paws International.

Marku ka mbërritur shëndoshë e mirë në shtëpinë e tij të re, një strehë kafshësh në Austri. Sipas organizatës ai është mbajtur në kafaze të vogla pranë restoranteve ose hoteleve, ku shërbenin si një atraksion për turistët.

Postimi i plotë:

“Të ashtuquajturat “arinjtë e restoranteve” janë mbajtur historikisht në kafaze të vogla pranë restoranteve ose hoteleve, ku shërbenin si një atraksion për turistët, sipas grupit të shpëtimit të kafshëve Four Paws International. Pas më shumë se njëzet vjetësh në robëri, Marku ka mbërritur shëndoshë e mirë në shtëpinë e tij të re, një strehë kafshësh në Austri”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by CNN (@cnn)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA