Autoritetet në Prishtinë po tregohen ‘kokëforta’ për mbajtjen e zgjedhjeve ndonës situata në veri të Kosovës është e tensionuar.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk ka rekomanudar shtyrjen e zgjedheve lokale të 18 dhe 25 dhjetorit me pretendimin se ata nuk e bëjnë vlerësimin e situatës së sigurisë në pjesën veriore të Kosovës duke shtuar se po vazhdojnë përgatitjen për mbajten e këtyre zgjedhjeve ndërkohë që ende pritet një raport i vlerësimit të sigurisë nga autoritet në Kosovë.
Deri më tani nuk ka një raport të tillë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës mësohet se ka ftuar partitë politike për diskutim për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve ose anulimin e tyre.
Dihet se ndërkombëarët kanë kërkuar një shtyrje të tyre megjithatë po pritet ende një raport që nuk dihet nëse është hartuar ose u është përcjellë Komisionit Qëndor të Zgjedhjeve dhe presidentes së Kosovës.
Top Channel