Situata është tensionuar sërish në veri të Kosovës, ndërsa janë dëgjuar sirenat e alarmit.

Serbët e veriut kanë bllokuar rrugën Mitrovicë -Leposaviç.  Ata kanë vendosur dy kamionë me gurë në Rudarë të komunës së Zveçanit. Sipas burimeve aktualisht tek këta kamionë ndodhen edhe dhjetëra qytetarë. Po ashtu, është aktivizuar edhe alarmi që simbolizon grupimin e qytetarëve.

Ata kanë bllokuar rrugën për të penguar transportimin e  të arrestuarit Dejan Pantiç, i cili akuzohet se tentoi të vriste një polic të mërkurën. Serbët e veriut nuk duan që i arrestuari të dërgohet në Prishtinë.

Pantiç u arrestua sot në Jarinje, ndërsa më parë ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës. Pantiç, i cili së fundmi është larguar nga Policia e Kosovës me daljen e serbëve nga institucionet, është arrestuar sot, teksa po kthehej nga Rashka ndërsa ishte në shoqërinë e gruas së tij.

Numri i të qytetarëve po rritet nga momenti në moment, ndërsa sirenat kanë rënë në veri të Mitrovicës dhe Zveçanit.

Sipas mediave serbe, edhe në Jarinje është vendosur barrikadë dhe është lëshuar alarmi.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA