Në foto shihen momentet kur një burrë gjysmë i zhveshur hyn në një dyqan duke valëvitur një shop bejsbolli teksa sulmonte një grup burrash në Oxford ne jug te Londres.
Shqiptari Argjend Canaku, u dënua sot me 22 muaj burg për sulmin pas incidentit të 14 gushtit, të regjistruar në kamerat e sigurisë të ambjenteve.
Gjyqtari John Bate-Williams tha se sulmi ishte i lidhur me trafikun “e përçmueshëm” të drogave në Oxford.
Gjykatësi tha se Canaku i armatosur me thikë e shkop bejsbolli kishte ndjekur një grup burrash për t’i sulmuar pranë dyqanit ‘Blackbird Leys’, pasi ishte konfrontuar me ta në dyqan.
Në gjykatë u tha se Canaku ishte arrestuar më parë për dhunë dhe shkelje drogash por nuk kishte dënuar.
Ai shtoi: “Kjo duket se është një nga eventet e serisë së shkeljeve të dhunshme të të akuzuarit, e lidhur me tregtinë e drogave ilegale këtu në Oxford. Ti ishte pjesë e një grupi që sulmoi qartësisht një ose disa burra jashtë dyqanit. Mbaje një thikë e një shkop bejsbolli, që mund të shkaktojnë plagë ë rënda deh mundësisht fatale”.
Canaku, i cili nuk kishte një adresë fikse, pranoi trazirën e dhunshme dhe zotërimin e armëve të ftohta.
Avokatja Samantha Giffin, i kërkoi gjyqtarit dënim të pezulluar dhe mirëkuptim për klientin e saj pasi ai nuk kishte dënime të mëparshme.
Ajo tha se Canaku kishte kaluar një fëmijëri traumatike në vendin e lindjes Shqipëri, ku “babai i tij polic ishte vrarë”. Pasi kishte kërkuar azil në Britani, ai kishte jetuar me një burrë të moshuar e më pas ishte strehuar nga shërbimet sociale, pa arritur të diplomohej në shkollën fillore.
Por zëdhënësi i gjyqit Bate-Williams tha se nuk mund të bënte gjë tjetër përvecse të jepte dënim me burg pasi duhet të jepte shembullin për të dënuar trafikun e drogave në Oxford.
Top Channel