Përmbytje të papritura godasin periferinë e kryeqytetit të Afrikës së Jugut (fotot)

09/12/2022 20:54

Shirat e rëndë të së enjtes e të premtes kanë përmbytur disa zona në lindje të Afrikës së Jugut ku shumë rezidentë raportoheshin të bllokuar në shtëpitë e tyre.

Mediat vendase raportonin për njerëz që thërrisnin për ndihmë nga brenda shtëpive, të cilët po ndihmoheshin nga fqinjët me barka e kanoe, në periferi të kryeqytetit Johanesburg.

Në pamjet e publikuara shihej lumi Klip që kishte dalë nga brigjet duke përmbytur zonat rezidenciale.

Një grua e moshuar dhe mbesa e saj që qëndronin mbi një tavolinë para shtëpisë së tyre të përmbytur, po ndihmoheshin nga vullnetarët e grupet e shpëtimit.

Një tjetër rezidente, Nadia Mohamed tha se nëna e saj dhe disa fqinjë ishin të bllokuar në shtëpi.

Ata shprehnin pakenaqësinë e tyre për atë që quanin “mungesë udhëheqjeje nga autoritetet lokale gjatë kohërave të vështira”.

“Ku janë liderët tanë kur ne kemi nevojë për ta. Ata vijnë vetëm në kohë zgjedhjesh. Fqinjët tanë janë të dëshpëruar, shumë janë të sëmurë”, tha gruaja.

Grupet e shpëtimit thanë se bashke me përmbytjet, gjarpërinjtë po hyjnë në shtëpitë e njerëzve.

Përpjekjet e shpëtimit vijojnë.

FOTO GALERI
1/3
Shirat e rëndë të së enjtes e të premtes kanë përmbytur disa zona në lindje të Afrikës së Jugut ku shumë rezidentë raportoheshin të bllokuar në shtëpitë e tyre.

Top Channel