OKB, “e tronditur” nga masakrat në RD të Kongos dhe abuzimet me të drejtat në Xinjiang (fotot)

09/12/2022 19:28

Kreu i ri i të drejtave të njeriut në OKB, Volker Turk tha sot se organizata është “e tronditur” nga masakra e civilëve në Republikën Demokratike të Kongos dhe shtoi se do të vizitojë vendin vitin që vjen.

Rebelët e grupit M23 raportohet se muajin e kaluar masakruan rreth 100 civilë në rajonin lindor të vendit afrikan, sipas misionit të OKB në vend.

Qeveria ka thënë se 300 njerëz, kryesisht civilë kanë vdekur në masakrat e fundit të nëntorit në provincën Kivu e Veriut.

“Kjo është shumë shqetësuese sa i përket ushtrimit të të drejtave të njeriut në vend”, tha  Turk në konferencën e rregullt të shtypit në Gjenevë.
Turk, i cili ka marrë drejtimin e zyrës së të drejtave të njeriut më 17 tetor, shtoi sot se do të vijonte punën e pararendëses së tij mbi shkeljet e të drjetave të njeriut në rajonin kinez të  Xinjiang.

Ai shtoi se raporti i publikuar nga Michelle Bachelet më 31 gusht ishte “shumë i rëndësishëm”.

“Në të theksohen shkelje serioze të të drejtave të njeriut dhe unë do të ndjek rekomandimet në raport”, tha Turk.

Ai i referohej raportit të fundit të pararendëses Bachelet që u publikua megjithë kundërshtimet e Pekinit, dhe të disa vendeve perëndimore për ta lëshuar.

Aty detajohen shkelje te renda ndaj minoritetit Uigurs dhe disa komuniteteve të tjera në Xinjiang, ndërsa nxiste botën t’i kushtonte vëmendje situatës së të drejtave në rajonet perëndimore të Kinës.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA