Ngacmimi në rrugë cilësohet krim në Angli/ Dënimi: Dy vite burg!

09/12/2022 14:48

Fishkëllimat, thirrja dhe shikimi me këmbëngulje do të cilësohen krim në Angli sipas planeve të mbështetura nga Sekretarja e Brendshme Suella Braverman dhe do të dënohen nga gjashtë deri në dy vite burg.

“Çdo grua duhet të ndihet e sigurt për të ecur në rrugët tona”, tha Braverman.

Ngacmimi seksual është tashmë i paligjshëm, por shpresohet se krijimi i një vepre të re për ngacmimin në rrugë do të inkurajojë më shumë njerëz që ta raportojnë atë në polici.

“Ne po vendosim nevojat e viktimave në qendër të vendimit tonë, që do të thotë se kriminelët që kryejnë këto akte do të përballen me pasojat që meritojnë”, shtoi sekretarja e brendshme.

Një sondazh nga anketuesit YouGov për BBC, i publikuar në mars, sugjeroi se dy të tretat e grave nuk ndiheshin të sigurta duke ecur vetëm gjatë natës.

Femrat nën 34 vjeç kanë më shumë gjasa të jenë objektiv i ofendimeve seksuale, por më pak të ngjarë t’i raportojnë ato, sipas Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës (CPS).

Vrasja e Sarah Everard, e cila u rrëmbye dhe u vra nga një polic në shërbim ndërsa po shkonte në shtëpi në jug të Londrës vitin e kaluar, ka rritur gjithashtu shqetësimet për sigurinë e grave dhe qëndrimet ndaj grave.

Home Office tani ka arritur në përfundimin se duhet të prezantohet pasi shumica e konsiderueshme e të anketuarve ishin pro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA