Heqja e sanksioneve ndaj Sirisë, Presidenti Sharaa udhëton në SHBA për bisedime me Trump
Të rinjtë në Francë do të kenë akses falas në prezervativë nga janari, në një përpjekje për të minimizuar përhapjen e infeksioneve seksualisht të transmetueshme (IST).
Presidenti francez shpalli masën e re shëndetësore të enjten në një aktivitet për shëndetin e të rinjve.
Emmanuel Macron tha se të rinjtë do të jenë në gjendje t’i marrin ato nga farmacitë dhe e përshkroi masën si një revolucion të vogël në kontracepsion.
Në 2020 dhe 2021 Franca përjetoi një rritje kombëtare prej 30% mbi normat e IST-s.
Macron shtoi në një postim në Twitter se njoftimi i së enjtes vjen së bashku me masa të tjera shëndetësore. Ato përfshijnë kontracepsionin urgjent falas për të gjitha gratë në farmaci dhe ekzaminime falas për IST pa recetë, përveç HIV-it, për ato nën moshën 26 vjeç.
Në vitin 2018 qeveria franceze filloi rimbursimin e kostove të prezervativëve për individët, nëse blihen në një farmaci me recetë nga një mjek ose mami.
Në fillim të këtij viti , qeveria e bëri kontracepsionin falas për të gjitha gratë deri në 26 vjeç, që preku tre milionë gra. Kontracepsioni ka qenë më parë falas për gratë dhe vajzat 18 vjeç e lart.
Top Channel