Vrasësi famëkeq i karteleve zhduket nga burgu i sigurisë së lartë në SHBA (fotot)

08/12/2022 17:11

Një vrasës e lider i një karteli drogash që ka filmuar sesione torture e vrasjeje të dhjetra rivalëve, është zhdukur nga një burg federal në Florida, SHBA, ku po shërbente dënimin me 49 vjet.

Në fund të muajit të shkuar Edgar Valdez-Villareal, ishte zhvendosur në mënyrë të pashpjeguar nga lista online e të burgosurve në institucionin federal dhe listohet si “jo në tutelën e sistemit të burgjeve” edhe pse data e tij zyrtare e lirimit është 27 tetori 2056, shkruajnë mediat në SHBA.

Amerikani 49 vjeçar Valdez-Villareal, i njohur për pseudonimin “La Barbie,” drejtonte kartelin kriminal Los Negros, grupi ekzekutues i Beltran Leyva— një nga bandat më të frikshme të Meksikës.

Në një periudhë ai ka qenë funksionar i latë i kartelit Sinaloa, i drejtuar nga trafikanti i kapur tashmë Joaquin “El Chapo” Guzman-Loera.

Valdez-Villareal është rritur në Laredo, Texas, SHBA.

Gjatë një periudhe lufte të ashpër lufte mes karteleve rivale në Cuernavaca në gusht 2010, katër trupa pa kokë u gjetën të varur në një urë, në një paralajmërim ndaj bandës së La Barbie.

Ai më në fund u kap pas një beteje me armë nga autoritete meksikane në veri të vendit në 2010, dhe konsiderohej si i vetmi amerikan që ishte ngritur kaq lart në rang mes karteleve meksikane.

La Barbie u vendos në Meksikë në vitet 1990-të pasi u akuzua në SHBA me trafik drogash.

Ende nuk dihen se përse i dënuari nuk është brenda burgut ku po vuante dënimin por autoritetet thanë se kjo mund të jetë për shumë arsye si zhvendosje e përkohshme, trajtime mjekësore apo arsye të tjera.

Top Channel