Presidenti i Perusë Pedro Castillo është arrestuar sot për ‘shkelje të rendit kushtetues’, tha prokurori, ndërsa presidentja e re Dina Boluarte ka bërë betimin.
Castillo u akuzua për “rebelim” kur njoftoi se do të mbyllte Kongresin dhe do të instalonte një “qeveri speciale” – disa orë para se një votë inkriminuese të mbahej ndaj tij.
Prokurori publik konfirmoi dje se Castillo është arrestuar për tentativë grusht-shteti teksa kishte tentuar të arratisej nga pallati presidencial.
Më herët gjatë ditës policia njoftonte se “ish presidenti” Castillo ishte arrestuar, pak pas votës së Kongresit (parlamentit) të vendit për ta larguar nga posti.
Vota u mbajt kur Castillo urdhëroi vendosjen e shtetrrethimit gjatë natës dhe riorganizim të gjyqësorit e prokurorisë, të cilat po e hetonin për korrupsion dhe trafiqe të jashtëligjshme, akuza të cilat ai i mohon.
Zv. Presidentja e Castillo, Dina Boluarte, e përshkruante lëvizjen si një grusht shteti, dhe disa orë më vonë u betua si presidente e re, duke e bërë shefja e parë femër e shtetit në historinë e Perusë.
Boluarte bëri thirrje për armëpushim politik dhe qeveri të unitetit kombëtar.
Dita i dha fund 17 muajve të Castillos në pushtet, kur ishin ndërruar pesë kabinete, ishin kryer gjashtë hetime kriminale dhe dy tentativa të dështuara për largim nga posti.
Por tentativa e dështuar e Castillos për t’i shpëtuar paditjes u kthye në një autogol teksa forcat e aramtosura e policia tërhoqën mbështetjen për të, duke thënë se lëvizja e Castillo kundërshtonte rendin kushtetues.
Ambasada amerikane në Lima dënonte lëvijzen e Castillo. “SHBA dënon tentativën e presidentit për të mbyllur Kongresin dhe i bën thirrje të ndalojë mbylljen e institucioneve demokratike”, shkruante ambasada.
Top Channel