Gabimi me ushtrimet e barkut që bëjnë të gjitha nënat pas lindjes së fëmijës

08/12/2022 20:47

Trajnerja e fitnesit, Tiffiny Hall, ka shpjeguar se pse gratë, pavarësisht stërvitjes, e kanë të vështirë të heqin qafe barkun pas lindjes së fëmijës.

Ajo beson se shumë nëna bëjnë disa gabime duke u përpjekur të rikthehen në formë pas lindjes së një fëmije. Tiffiny solli në jetë fëmijën e saj të dytë në fillim të vitit dhe pranon se rikthimi në formë ishte shumë i vështirë.

Gjatë kohës që punontë me barkun, ajo vendosi të vizitojë një fizioterapist. Trajnerja mësoi nga fizioterapisti se po fokusohej në zonën e gabuar gjatë ushtrimeve. Në videon që ka shpërndarë në Instagram, ajo ka treguar se çfarë po bënte gabim në të vërtetë gjatë stërvitjes.

“Po punoja shumë, por në pjesët e gabuara të trupit. Nuk e kisha idenë. Po përpiqesha të forcoja pjesën e sipërme të barkut, por nuk po i kushtoja të njëjtën vëmendje pjesës së poshtme. Pra, pjesa e poshtme e barkut nuk ishte përfshirë fare”.

Dhjami në bark mund të shkaktojë sëmundje kronike, paralajmërojnë ekspertët. Mënyra e shpejtë e jetës, qëndrimi ulur në punë, si edhe stresi shkaktojnë obezitet te shumica e njerëzve. Mënyra e parregullt e jetës dhe moskujdesi për trupin, mund të shkaktojë edhe probleme shëndetësore.

Problemi më i shpeshtë, përkatësisht grumbullimi i dhjamit, shfaqet në zonën abdominale, ndërsa, sipas ekspertëve, pikërisht nga ajo zonë është më e vështirë heqja e kilogramëve të tepërt. Nutricionistja Sydney Green paralajmëron se dhjami në zonën rreth barkut përbën një rrezik më të madh për shëndetin sesa dhjami në kofshët, vithet dhe ijët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA