Banorët në favor të minierës së kontestuar të qymyrit në veri të Anglisë (fotot)

08/12/2022 21:11

Qeveria britanike dha dje lejen për minierën e parë në disa dekada të qymyrgurit që do të ndërtohet në veri të vendit për të cilën banorët shprehen pozitivisht megjithë kontestimet ambjentaliste.

Kreu i bashkisë vendore David Moore, tha se nuk i kuptonte argumentet e dhëna fillimisht për refuzimin, por vendi ka nevojë për qymyrgurin e prodhuar dhe rreth 500 vendet e punës që do të hapen.

Edhe pensionisti Alexander Lamb gjithashtu thotë se miraton projektin për sa kohë krijon vende pune.

Projekti në Cumbria, në veri të Anglisë është përballur me kritika nga shoqatat mjedisore dhe ato të klimës, që kishin bllokuar aprovimin.

Bashkiaku Moore shton se miniera do të sjellë një diversifikim në ekonominë e varfër të rajonit verior.

“Qymyri i prodhuar këtu ndez furrnaltat e prodhimit të çelikut, për çelikun kanë nevojë të gjitha industritë, prandaj argumentet ekonomike janë në favor të minierës”.

Bashkiaku shton se puna minerare ka qenë në ADN-së e këtij rajoni dhe vendet e punës janë mjaft të kërkuara.

“Puna në miniera këtu bëhet prej 700 vjetësh, por ndaloi në vitet 1980. Ende shumë familje minatorësh këtu besojnë se kjo është tradita e tyre”.

FOTO GALERI
1/3
Kreu i bashkisë vendore David Moore, tha se nuk i kuptonte argumentet e dhëna fillimisht për refuzimin, por vendi ka nevojë për qymyrgurin e prodhuar dhe rreth 500 vendet e punës që do të hapen.

Top Channel