28/12 13:34
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka mbërritur në urën e Ibrit për të parë nga afër situatën në veri të Kosovës, pas raportimeve për shpërthime dhe incidente një ditë më parë.
Për gazetarët, Sveçla është shprehur se ka ardhur “pasi ka shumë punë në këtë zonë”.
Ai ka komentuar dhe deklaratën e ambasadorit të SHBA-së që tha se Kosova nuk është gati për të mbajtur zgjedhje këtë muaj.
“Ambasadori ka dhënë një qëndrim, janë institucionet e Kosovës ato që vlerësojnë sigurinë. Kemi kapacitete për t’i mbajtur zgjedhjet dhe për t’i siguruar”.
Top Channel