Piloti i ri mburrej për fluturimin e parë ‘solo’, para se të vdiste në aksidentin ajror me gjithë familjen (fotot)

07/12/2022 18:46

Një pilot amator supozohet i vdekur bashkë me gruan dhe të bijën 12 vjeçare kur avioni tyre i vogël i marrë me qira është rrëzuar në Gjirin e Meksikës, pasi kishte shprehur lumturinë e tij për “kompletimin e fluturimit të tij të parë solo”, me herët në një postin në Facebook.

42 vjeçari Christian Kath, trupi i të cilit ende nuk është gjetur pas rrëzimit të avionit të vogël Piper Cherokee, të shtunën pranë Venice në Florida — në mars shprehte lumturinë për fluturimin e parë pa ndihmës, shkruan revista People Magazine .

“Sot fluturova për herë të parë vetëm! Ndjehem shumë krenar që kam arritur diçka që doja ta bëja që kur isha 8 vjeç”, shkruante më herët aviatori në Facebook.

Kath ishte një pilot i ri dhe kishte nisur të merrte mësime pilotimi prej dhjetorit 2021.

Por fatkeqësisht avioni i tij me një helikë u përplas në ujë pak pas ngritjes nga aeroporti lokal i Venice për të fluturuar drejt St. Petersburg, njoftonin autoritetet.

Trupi i bashkëshortes së tij Misty Kath, 43 vjeçe, dhe i të bijës Lily, 12, ishin gjetur dje tha policia

Shëtitës me barka gjetën trupin e gruas në sipërfaqen e ujit, 2.5 milje larg plazhit të Venice.

Ndërsa trupi i  Lily, nxënëse e shkollës Shorecrest, u gjet nga zhytësa në rrënojën e avionit.

“Kur humbet një nga njerëzit e tu është e dhimbshme,” tha Mark Cervasio, drejtori i aeroportit të Venice për rrjetin, WWSB.

Ish piloti spekulonte për shkaqet e mundshëm të tragjedisë:

“Humbje e fuqisë së motorit, me sa kuptoj ishte natën, ka të bëjë eksperienca e pilotit. Shpeshherë nuk ke asnjë pamje të horizontit, kjo mund të ketë luajtur një rol”.

FOTO GALERI
1/5
Një pilot amator supozohet i vdekur bashkë me gruan dhe të bijën 12 vjeçare kur avioni tyre i vogël i marrë me qira është rrëzuar në Gjirin e Meksikës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA