Një incident ka ndodhur pak më parë pranë Kuvendit në Tiranë, ku një person është futur me makinë brenda në oborr, duke dëmtuar traun.

Gazetarja Dorjana Bezat mëson se Mariglen Berisha, banues në rrugën Sitki Çiço, i komunitetit Rom, po tentonte të parkonte mjetin e tij brenda territorit të Kuvendit por nuk është lejuar nga garda.

Paraprakisht dyshohet se ai kurohej me ilaçe depresioni dhe ende nuk dihet shkaku i incidentit.

Personi është shoqëruar pranë komisariatit nr.1 në Tiranë dhe i është bindur efektivëve për veprimet e mëtejshme.

“Më datë 07.12.2022, te Parlamenti, shtetasi M. B., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka dëmtuar traun e hyrjes në Parlament. 32-vjeçari është shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”- njofton policia.

Ndërkohë, komandanti i gardës Gramoz Sako po bën kontrollin e zonës.

FOTO GALERI
3/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA