Nuk zmbrapset përpara presioneve në veri kryeministri i i Kosovës Albin Kurti, i cili e bëri të qartë se se me intensifikimin e sulmeve që i etiketoi si vepër të bandave kriminale” që “paguhen nga Beogradi”, do të ketë edhe shtim të pranisë policore në këtë pjesë të vendit.

Policia e Kosovës konfirmoi se një ditë më parë pati disa incidente në kohën kur zyrtarët policorë po i shoqëronin autoritetet zgjedhore në dy komuna, të banuara me shumicë serbe. Kurti e dha përgjigjen e tij përmes një postimi në Facebook.

Me këto krime e sulme të armatosura në veri të Ibrit, doemos do të kemi më shumë polici të Kosovës atje. Sepse do të ketë hetime e ndjekje të këtyre kriminelëve, që paguhen nga Serbia e dirigjohen nga presidenti i saj. Shkeljet e shumta të ligjit nuk do të fallen, ndërsa tendencat për destabilizim kriminal do të dështojnë..“- shkroi Kurti.

Zyrtarët komunalë zgjedhorë, të shoqëruar dhe nga efektivë policie, kishin tentuan të shkonin në zyrat e tyre në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, por sipas autoriteteve, atyre nuk iu lejua që të kryenin detyrat zyrtare. Zyrat e KQZ-së në veri, sipas policisë, janë dëmtuar me mjete të rrezikshme, përfshirë edhe “granata dore të prodhimit jugosllav”.

Incidentet vijnë në kohën kur vijojnë përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposavic të cilat kanë mbetur pa kryetarë, pas dorëheqjeve masive të serbëve në muajin nëntor, si shenjë revolte ndaj vendimit të Prishtinës zyrtare për riregjistrimin e makinave me kanë targa të lëshuara ngë Serbia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA