Burri pickohet për vdekje nga kolonia e bletëve teksa përpiqej ‘të komunikonte’ me to (fotot)

07/12/2022 21:45

Një burrë raportohet se ka vdekur nga pickimet e bletëve në Afrikën e Jugut, teksa përpiqej të fliste me to, duke besuar traditën vendase se ato ishin rimishërim i pararendësve të tij.

58 vjeçari Nkosentsha Njimbana, vdiq në shtëpinë e tij në Zalara në fillim të muajit teksa ishte “duke folur” me bletët në ceremoninë tradicionale.

Në disa kultura afrikane besohet se pararendësit vizitojnë të afërmit e tyre në formën e bletëve apo zvarranikëve të vegjël, shpeshherë për të paralajmëruar familjen nga rreziqe apo për të kryer korrektësisht ritualet tradicionale.

Bletët në fjalë kishin bërë folenë e tyre në tokën e Nkosentsha në Kepin Lindor, për të cilën i vëllai tha se ai e kishtre kuptuar si një sinjal se shpirtrat e pararendësve kishin ardhur për ta vizituar.

Përfaqësuesi fisnor Loyiso Nqevu, tha për rrjetin vendas  News24, se incidenti mund të tregojë “një zemërim të pararendësve.”

Pas konsultimit me një ‘sangoma’, shëruesi tradicional i popujve Zulu, Nkosentsha u kthye për të performuar ritualin e ‘ukugxotha iinyosi’— i njohur ndryshe si shpërndarja e bletëve — me qëllim të interpretonte e kuptonte mesazhin e tyre.

Por Nqevu duket se nuk arriti ta bënte këtë dhe bletët u kthyen kundër tij.

“Kjo është diçka e rëndë që mund t’i ndodhë një familjeje”, tha vëllai i burrit Mandla. “Ne nuk e kuptojmë se përse ato ishin aq të inatosura me të, edhe pse ai i kishte mirëpritur në shtëpinë e tij. Ai nuk ishte përpjekur kurrë t’i përzinte me forcë”.

Shëruesit tradicionalë vendas thonë se shpirtrat e pararendësve mund të rikthehen dhe në formën e hardhucave monitor.

Nqevu thotë se nëse një hardhucë monitor ose bletë hyn në shtëpi, familja duhet të konsultohet me shamanët dhe një ceremoni duhet mbajtur për të kuptuar mesazhin.

Një metodë është që lideri familjes të shkojë te kolonia e bletëve me një gotë pije të gazuar me sheqer, e ta vendosë para tyre.

Komunitetet Xhosa, ku përfshihet dhe ai i ish-liderit Nelson Mandela, praktikojnë mjekësinë tradicionale dhe një numër ritualesh fisnore.

“Kjo është një ceremoni mirëseardhjeje. Nëse je një person Xhosa ti nuk duhet të therresësh bashkinë për të përzënë bletët, pasi ato janë vizitorët e tu”, thotë Nqevu.

Ai shton se familja në këtë rast duhet të bëjë ‘umqombothi’ — një tip birre tradicionale — që duhet rreth katër ditë për ta përgatitur, dhe t’ia ofrojë bletëve.

Në këtë pikë duhet të largohen vetë, por në fakt ato kishin sulmuar të ndjerin Njimbana.

Nqevu thotë se kjo mund të ketë ndodhur pasi familja ka tentuar të heqë qafe shumë shpejt bletët, pa kuptuar plotësisht mesazhin e tyre.

Kreu i policisë vendore Brigadier Thembinkosi Kinana tha se ka nisur një hetim.

FOTO GALERI
1/3
58 vjeçari Nkosentsha Njimbana, vdiq në shtëpinë e tij në Zalara në fillim të muajit teksa ishte “duke folur” me bletët në ceremoninë tradicionale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA