Të shtëna në Lezhë/ Shoferi i ‘Audi-t’ qëllon me armë zjarri drejtuesin e një makine tjetër, autori ende në arrati Një zjarr i madh ka rënë në një banesë në pallatin e rrugës ‘Ali Visha’ në Tiranë.
Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Në pamjet e siguruara nga Top Channel shihet se si tymi i zi fillimisht vazhdon të dalë nga godina, ndërsa më pas nuk ka pasur më.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 06.12.2022, në rrugën “Ali Visha”, ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetasit J. T., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel